Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi ata grabisnin vila me makinë të vjedhur.
Të arrestuarit janë vëllezërit, Indrit Jashari 29 vjeç si dhe Idajet Jashari 28 vjeç me origjinë shqiptare.
Ata ishin specialistë të plaçkitjeve në apartament dhe vepronin kur nuk ishin pronarët të pranishëm në shtëpi.
Tani të dy janë në burgun e Santa Maria Capua Vetere.
Sipas policisë më 8 mars, Indrit Jashari dhe i vëllai janë futur brenda një shtëpie në Valle di Maddaloni duke vjedhur shumën prej 2.020 euro, dy telefona celular Nokia, një tabletë, disa bizhuteri në ar dhe një model furgon Doblo .



