Aktivistja Julinda Emiri për protestat para bashkisë Tiranë, ku kërkohet largimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e akuzuar si përgjegjës kryesor i aferës me “5D” si dhe për inceneratorin e Tiranës thotë se është për përshkallëzimin e tyre.
Nga studio e MCN Live, ajo deklaroi se aktivizmin e ka nisur me Teatrin Kombëtar dhe tregon se do vazhdojë ta çoj deri në fund betejën për të.

Rruga që po përdorim është për të çuar deri në fund betejën për teatrin, por tashmë kam një këndvështrim tjetër për politikën.
Janë bërë kaq shumë shkelje sa e ndjej si qytetare që të flas për gjithë gjërat që po ndodhin, për afera dhe vjedhje.
Po ushtrojmë presion me protesta që kërkesat tona të dëgjohen. Jam për përshkallëzim të protestës, jo për vrasje dhe armë.
Se protestat paqësore nuk mund të vazhdojnë deri në fund. Ata të tentojnë të vrasin dhe ti të qëndrosh pa asgjë, nuk është normale.
Im atë u dogj me molotov dhe policia nuk ndërhyri. Im atë dergjet akoma në krevat.
Zgjati goxha zjarri, por edhe unë kisha zjarr, mbasi u shua shkuam te ambulanca dhe im atë u shtrua direkt. Ecëm nga bashkia deri te sheshi “Skënderbej” te ambulanca.
Im atë u shtrua një muaj e gjysmë, u operua, unë u shtrova një javë. Shteti nuk ka bërë asgjë, asnjë reagim, asgjë.
Policia nuk ka reagim instiktiv se qeveria stërvitet për të mbrojtur qytetarët.
Policia e gjuajti flakën si top futbolli, e pa që gjuajti tim atë dhe nuk ndërhyri.
E quaj tentativë vrasje dhe do e çoj deri në fund. Nuk funksionojmë me agjendë dhe as jam pjesë e Partisë Demokratike.
Qasja ndaj politikës është që të ushtrojmë presion dhe të dëgjojmë kërkesat tona, jo të rrimë larg.



