
Reperi i njohur Takeoff, pjesë e grupit Migos vdiq në moshën 28-vjeçare pasi u qëllua me armë zjarri.
Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, u vra në Houston të martën.

Migos ishin një nga grupet më me ndikim të brezit të tyre, duke krijuar një stil të repimit, stakato.
Grupi, i cili u nda në fillim të këtij viti, shënoi disa hite ndërkombëtare duke përfshirë Bad and Boujee, Versace dhe Walk It Talk It.

Të shtënat ndodhën rreth orës 02:30 me orën lokale (07:30 GMT) jashtë 810 Billiards and Bowling Alley, ku Takeoff thuhet se po luante zare me xhaxhain dhe shokun e tij të grupit, Quavo.

Policia tha se 40 deri në 50 të ftuar kishin qenë në një festë private kur dikush hapi zjarr. Kur mbërritën, oficerët thanë se gjetën një turmë të madhe dhe një burrë me një plagë me armë zjarri në kokë ose qafë. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.
Policia tha se dy persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital me automjete private, ndërkohë asnjë arrestim nuk është bërë.

Në një konferencë shtypi të martën pasdite, shefi i policisë së Houston, Troy Finner iu lut dëshmitarëve në vendngjarje të paraqiteshin në komisariat dhe të tregonin versionin e tyre.
Në një deklaratë, kompania diskografike Quality Control tha: “Me zemra të thyera dhe pikëllim të thellë vajtojmë humbjen e vëllait tonë të dashur Kirsnick Khari Ball, i njohur në botë si Takeoff.



