Një nga motrat binjake që u sulmuan nga krokodili në Meksikë, ndodhet në koma duke luftuar për jetën e saj.
Melissa Laurie, 28-vjeçe ishte duke notuar në një lagunë natën me motrën binjake Georgia, 10 milje larg Puerto Escondido, kur u tërhoq nën ujë nga një krokodil.

Në këtë moment Georgia thirri motrën e saj, e cila u fut në ujë për ta kërkuar, por nuk e gjeti.
Duke notuar e tmerruar, Georgia e gjeti Melissën duke lundruar me fytyrë në ujë pas disa minutash kërkime.

Por, ndërsa Georgia po nxirrte në breg Melissën, krokodili i sulmoi sërish vajzat. Georgia e luftoi atë duke e goditur me grushte, derisa e lëshoi.
Nëna e vajzave, Sue Laurie tha për mediat britanike se vajzat kishin pësuar kafshime të tmerrshme nga krokodili dhe Melissa ndodhet në koma duke luftuar për jetën.



