
Tre persona, të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike kanë përfudnuar në prangat e policisë së Vlorës.
Arrestimi i tyre është bërë, në sajë të operacionit të koduar “Karaburuni”, pasi dyshohet se po transportonin drejt shtetit italian 577 kilogramë drogë, një pjesë në formë çokollate, ndërsa është sekuestruar edhe një gomone, që do bënte transportin e kanabisit.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve Mandi Begaj, 43 vjeç, Herman Muçaj, 27 vjeç dhe Ëngjëllkush Mukaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.



