
Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se pavarësisht se të kuqtë janë në krye, ky nuk është maksimumi i skuadrës.
Colella deklaroi se preferon që kur mungojnë rezultatet ai merr përgjegjësinë dhe shtoi se kur nuk ka rezultate, trajneri duhet të marrë valixhet dhe të largohet.
Pas kësaj faze të parë, i kam parë të gjithë skuadrat dhe jam i qartë se çfarë ndodh me rivalët. E rëndësishme është të vlerësosh ku je dhe kush janë të tjerët. E rëndësishme për mua është të njoh lojtarët dhe skuadrën time. Vendi i parë na bën të jemi të kënaqur, por duhet të punojmë dhe të rritemi më shumë.
Sigurisht që ky nuk është maksimumi i Partizanit. Mendoj se skuadra ka ende shumë për të përmirësuar. Edhe me respektin më të madh për kundërshtarët, shikoj lojtarët e mi dhe të rriten.
Unë mendoj se trajneri është ai që duhet të marrin përgjegjësinë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe nuk ka rezultate, është trajneri ai që merr përgjegjësinë dhe merr valixhet. Për mënyrën si jam gatuar, unë preferoj që ta marr unë përgjegjësinë e humbjes.



