Dëshira Mena, inxhiniere tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se dje në pallatin e kompleksit “Arlis” që u përfshi nga flakët ka dështuar sistemi i mbrojtjes nga zjarri.
Duke vijuar Mena tha e nuk janë zbatuar masat teknike.
Ajo që ndodhi dje është një skenë që tregon sa mirë dhe sa lehtë mund të dështojë një sistem i mbrojtjes nga zjarri nëse nuk bëhet sipas standardeve teknike. Sistemi i mbrojtjes nga zjarri nuk ka funksionuar siç duhet. Analiza duhet bërë që nga projekti, duhet parë projekti i mbrojtjes nga zjarri, i shuarjes, i detektimit të zjarrit, i mbrojtjes pasive nga zjarri dhe projekti i detajuar i elementëve të përdorur në fasadën e këtij projekti. Diçka nuk ka shkuar dhe ka qenë një nga këto pikat.
Isha sot të shihja skenën. Të bën përshtypje se e gjithë fasada është djegur dhe elementët e veshjes së fasadës janë shkrumbuar. Kanë mbetur vetëm muret e fasadës. Duke qenë se ishte e bërë nga lesh guri dhe një alukobond, të dyja ishin djegur. Nuk janë zbatuar masat teknike.
Objekti duhet të ketë në dosjen e tij certifikimet, vlerësimet dhe kontrollet nga grupet e certifikimit. Kontrolli duhet gjatë punimeve dhe pas punimeve.
Për çdo projekt merret certifikimi i projektit nga zjarrfikësja.



