Hetimet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Pacolli në Prokurorinë e Tiranës (VIDEO)

Hetimet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Pacolli në Prokurorinë e Tiranës (VIDEO)

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës, në kuadër të çështjes nën hetim për aeroportin e Vlorës.

 

Kohëve të fundit Pacolli ka pasur konflikte me ortakët koncensionarë për ndërtimin e aeroportit.

 

Mësohet se Pacolli është edhe kallëzues por edhe i kallëzuar nga Valon Ademi.

 

Gazetari Besmir Pula raportoi për MCN Live, se rreth orës 10.30 në Prokurorinë e Tiranës biznesmeni Pacolli u paraqit i vetëm.

Pacolli u thirr nga Prokuroria lidhur me aeroportin e Vlorës, por është ende herët të themi në cilësinë e do japë deklarime. 

 

Bëhet fjalë për paraqitjen e tij lidhur me aeroportin e Vlorës, pas përplasjes mes biznesmenit Behgjet Pacilli dhe aksionerit tjetër, Valon Ademi. 

 

Krahas thirrjes së tij në Prokurorinë e Tiranës, edhe SPAK ka nisur hetime për kontratën koncensionare që financon aeroportin. 

 

Valon Ademi përfaqësues i kompanisë "2A Group", fillimisht ka pasur 2% të aksioneve në Aeroportin e Vlorës. 

 

Ndërkohë pas tërheqjes së turqve, Yda , të cilët i shitën 47% të aksioneve të tyre për 4200 euro, Ademi ka pretenduar se mes tij dhe Pacollit u firmos një kontratë që t’i kalonin atij 47% të aksioneve. Kjo ka krijuar edhe konfliktin mes dy biznesmenëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy