Rama sërish thirrje naftëtareve: E thjeshtë, dilni nga greva dhe vij unë tek ju menjëherë (VIDEO)

Rama sërish thirrje naftëtareve: E thjeshtë, dilni nga greva dhe vij unë tek ju menjëherë (VIDEO)

Kryeministri Rama iu është përgjigjur sot sërish naftëtarëve të Ballshit, pas thirrjeve të vazhdueshme të tyre për pagesën e rrogave të prapambetura dhe rifillimin e punës në Rafineri. Ata i kanë kërkuar Ramës që ai të shkojë vetë në Ballsh.

Ndërkohë, pak më herët ka reaguar vetë kryeministri, i cili u kërkon naftëtarëve që të dalin nga greva dhe ai do të niset menjëherë drejt Ballshit.

“Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë”, shkluan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy