Panariti: Pirgjet me pula të asgjësohen me djegie! Infeksioni rrezikon shpendët e fermerëve

Panariti: Pirgjet me pula të asgjësohen me djegie! Infeksioni rrezikon shpendët e fermerëve

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti bëri thirrje urgjente për asgjësimin e menjëhershëm të pirgjeve me pula të ngordhura, ku sipas tij e mira do të ishte me djegie. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Panariti tha se infeksioni rrezikon të dalë jashtë pularive dhe të shkojë në oborret e fermerëve, duke prekur shpendët e tyre.

Në momentin që shtetas fqinj sinjalizojnë infeksionin t’i duhet ta deklarosh pa e vërtetuar që infeksionin e ke brenda, të fillosh me masa drakoniane me asgjësimin e shpendëve të infektuar dhe djegien e tyre. Nuk e di si kanë menduar se kur do asgjësohen këto pirgje me shpend, që janë vatra aktive të përhapjes së infeksionit. Rrezikon të dalë jashtë pularive dhe të shkojë ne shpendët e oborrit të fermerëve. Autoritetet duhet të jenë në bazë, të jenë në terren. U humb kohë dy javë. Duhet të kishin filluar masat e asgjësimit që para dy javëve. Nuk mund të humbje kohë për gripin e shpendëve dhe të merreshe me diagnoza të tjera. Personeli e transmeton gripin sepse shkon nga pularia në shtëpi”.

Panariti theksoi se infeksioni nuk përbën një kërcënim serioz për njerëzit, por rekomandohet gatimi i mishit dhe vezëve në temperaturë mbi 70 gradë.

Nuk përbën një kërcënim domethënës për shëndetin e konsumatorëve. Por rekomandohet që mishi dhe vezët të gatuhen në temperaturë 70 gradë. Edhe kur kalon te konsumatori nuk krijon atë kuadër klinik. Transmetohet edhe te njerëzit, por në kërcënim më të madh janë shpendët”.

Në fund të intervistës së tij ai u ndal edhe te kompanitë që tregtojnë vezë duke theksuar se ato do të jenë të detyruara të rrisin çmimin e vezëve, sepse duhet të zëvendësojnë shpendët e ngordhur me të rinj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy