Sërish në krye të LSI/ Kryemadhi: Sot është vetëm fillimi

Sërish në krye të LSI/ Kryemadhi: Sot është vetëm fillimi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim i është drejtuar me një mesazh qytetarëve dhe anëtarëve të kësaj partie.

Pas rikonfirmimit në detyrë si kryetare e LSI-s, në 21 nëntor në një proces të mbajur online, Kryemadhi është shprehur se ky është vetëm fillimi.

Faleminderit LSI, sot është vetëm fillimi. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë por jemi mësuar. Që të fitojmë mbi vështirësitë duhet t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën.
Sot jam shumë krenare për të gjithë ju sepse më bëtë një grua që është drejtuese e një partie politike. Gratë dinë të përballen me sfida dhe vështirësitë. Gratë i njohin betejat me të cilat përballen çdo ditë.
E mora drejtimin e LSI-së në një kohë mjaft të vështirë për të, kur sapo kishte dalë në opozitë. na është dashur të përballemi me sfida shumë të mëdha por me mbështetjen tuaj ia dolëm. E shpall se do të vazhdoj ta bëj këtë parti, një parti të mikpritur. Vazhdoj të ftoj të rinjtë e të rejat jo vetëm për të qenë pjesë e LSI-së por vendimmarrës. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat
”, deklaroi Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy