
Ngjarja e rëndë në Shkodër, kur një nënë zgjedh të vetëvritet që bashkë më tre fëmijët e saj, shokoi mbarë opinionin shqiptar.
Edlira Durmishaj, psikologe, analizon në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN’, faktin se teksa e ndjera ka kapërcyer të gjitha limitet dhe instinktet e një nëne, tregon se këto janë pasoja që lidhen me shëndetin mendor.
Sipas saj, si shoqëri akoma vuajmë nga stigma e shëndetit mendor dhe është ‘faj’ të mbrohesh dhe të kurohesh paraprakisht.
Normalisht çdo vajzë, çdo grua e ka nevojë substanciale për tu ndjerë e dashur e vlerësuar.
Gjeja që të vendos të çarmatos nga të gjitha gjërat komplet, është se zonja në fjalë ka kapërcyer të gjitha limimet dhe konceptet e saj se çfarë e bën një nënë, instinkti i mëmësinë që prevalon te një grua.
Të kapërcesh këto, jo njëherë, por tre herë rresht, tregon se në pikëpamjen time them se aty ka pasur një background që lidhet me shëndetin mendor.
Kam dëgjuar se dikush thoshte i drejtohen farmacisë në mënyrë individuale, jo nuk kishte kartelë, jo ilaçet ja niste i vëllai, kjo tregon se ne akoma kemi stigmën me shëndetin mendor që njerëzit nuk ‘guxojnë’ as te familjarët e tyre tua shprehin, t’ua miratojnë këtë gjë.
Sepse shihet akoma sikur është një faj, dhe përderisa ka qenë kështu situata, të mbuluara nga familje etj, tregon se aty ka pasur presion psikologjik aq të fortë dhe të shkoj njeriu deri këtu, kemi të bëjmë me një situatë të një stresi të shtuar dhe për një kohë të gjatë intensive.
Kur shohim studimet që lidhen me shëndetin mendor, depresioni madhor ka lidhje , ka më së tepërmi linçimin me vdekshmërinë me ‘filicidin’ sigurisht edhe depresioni psikotik.
Për psikologen Durmishaj, vetëvrasjen nuk e justifikon asgjë. As me fe, thotë ajo, Zoti nuk ta fal, sepse për çdo vështirësi duhet të gjendet një zgjidhje.
Te divorci jo të gjithë e pranojnë njësoj, dhe kur kemi përballë një tradhti, është më keq, dhe këtu ju janë miksuar të gjitha dhe mendo as aty nuk e përmbushin ata tre yje.
Asgjë nuk e justifikimin. Edhe sikur të kesh marrë përsipër të vrasë veten, do thoja se nuk e justifikon. Edhe me fe po ta shikojmë , të paktën Shkodra ka një kulturë fetare, edhe ne fe e ke të ndaluar vrasjen. Nëse kas diçka që Zoti nuk ta fal është vetëvrasja, në kuptimin që jetën ta jep Zoti dhe ai ta merr. Ka gjithmonë zgjidhje për gjithçka.



