Dosja “AKSHI”, SPAK sekuestron mbi 40 mln euro/ Xama: Vlera më e lartë e sekuestrimit e bërë ndonjëherë për korrupsion

Dosja “AKSHI”, SPAK sekuestron mbi 40 mln euro/ Xama: Vlera më e lartë e sekuestrimit e bërë ndonjëherë për korrupsion

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), janë vënë në sekuestro 52 pasuri të dyshuara si të lidhura me një grup të strukturuar kriminal pranë AKSHI-t.

 

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetarja Ola Xama u shpreh se bëhet fjalë për një nga rastet më të mëdha të sekuestrimit të pasurive në Shqipëri, në kuadër të hetimeve për korrupsion.

 

Nga ajo që bie në sy, sa i takon sekuestrimit të pasurive, kjo është një nga vlerat më të larta. Dyshohet se kreu i grupit ka qenë Ergys Agasi, që në bashkëpunim me ish drejtoreshën e AKSHI, Karçanaj dhe të tjerë, kanë organizuar një skemë për të përfituar dhe paracaktuar tendera me vlerë dhjetra milionë euro, duke ia dhënë kompanive që paracaktoheshin.

 Një pjesë e shumave monetare përfundonin te kompania EA Solutions e Agasit. 

Një pjesë e parave kanë shërbyer për të blerë prona. 

Ajo që bën çudi te kjo dosje, është që aplikimi për lejen e legalizimit ka nisur në vitin 2020, kur fuqia e Agasit ka qenë inekzistence, por duke qenë se ka qenë administraimi i sistemit të IT, kanë ndërhyrë në sistemin e kadastreës.

Di që pas rrokadës në agjencisë shtetërore të Kadastrës, ka patur kallëzim për këtë ndërhyrje në Prokurori dhe një pjesë e hetimit i është përcjellë SPAK.

Po ashtu, kompanitë dhe të ardhurat e kompanive të Ermal Beqiraj zënë vlerë dhjetëra milionë euro. Zoti Beqiraj kishte edhe një jaht.

Shohim në këtë dosje që edhe punonjësit e kompanive, kanë dalë prestanome për pronat e zyrtarëve të lartë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy