Muço: Duhet modernizim i kurikulave mësimore, tregu i ri s’mund të operojë mbi modele të vjetra

Muço: Duhet modernizim i kurikulave mësimore, tregu i ri s’mund të operojë mbi modele të vjetra

Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Profesionistëve të Rinj, Françeska Muço, duke cituar shifrat e INSTAT shprehet se në katër vitet e fundit në Shqipëri më shumë se 76% e të rinjve në Shqipëri mendojnë të emigrojnë.

Muço tha nga studio e MCN Economy, se është e paqartë nëse kjo rritje e të punësuarit të të rinjve, vjen si pasojë e politikave që janë ndërmarrë, apo prej largimeve që kanë ndikuar në përmirësimin e statistikave në vend.

Duhet një modernizim i kurikulave mësimore, aftësitë e shekullit 21 që është mëndmi kritik, ky tregu i ri i dixhitalizimit, nuk mund të operojë mbi bazat e një edukimi të universiteteve që janë me kurikula të viteve të kaluara, që janë me mendësinë e një sistemi që nuk e kemi më.

Duhet reformuar kjo pjesa e reformës së edukimit. Të rinjtë përballen dhe me familjet e tyre që janë pjesë e këtij modeli edukimi.

Familjet i ndikojnë që ju thonë ky vend nuk bëhet, mbaro dhe ik jashtë.

Të rinjtë shqiptarë përballur me faktet që i detyrojnë të emigrojnë, se ka ndërkohë një humbje besimi në institucionet në Shqipëri, ky besim ka humbur, shohin dhe opsione të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy