Khamenei: Të gjithë myslimanët duhet të jenë në anën e Hezbollahut

Khamenei: Të gjithë myslimanët duhet të jenë në anën e Hezbollahut

Të gjithë myslimanët duhet të jenë në anën e Hezbollahut!

Ky është apeli i bërë së fundmi nga Ali Khamenei, lideri suprem iranian, në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga mediat iraniane dhe pan-arabe.

“Është detyrë e të gjithë myslimanëve që të qëndrojnë me aftësitë e tyre përkrah popullit libanez dhe Hezbollahut fitimtar dhe t’i ndihmojnë ata që të përballen me këtë regjim uzurpues, të padrejtë dhe të mbrapshtë”, tha Khamenei duke iu referuar Izraelit.

Ushtria izraelite njoftoi sot se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u vra në sulmin ajror të djeshëm në Bejrut, bashkë me liderë të tjerë të organizatës.

Pasditen e së premtes, të paktën 10 shpërthime të fuqishme tronditën periferitë jugore të Bejrutit pas një sulmi izraelit në zonë.

Ushtria izraelite tha se shënjestroi selinë qendrore të Hezbollahut në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, duke synuar liderin e grupit.

Sulmi erdhi ndërsa kryeministri izraelit po përfundonte fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke thënë se Izraeli nuk do ta ndalojë luftën derisa të fitojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy