Presidenti maqedonas Ivanov nuk dekreton ligjin për gjuhët (VIDEO)

Presidenti maqedonas Ivanov nuk dekreton ligjin për gjuhët (VIDEO)

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk e ka dekretuar ligjin për gjuhët ku përfshihet edhe gjuha shqipe. Ky vendim i presidentit maqedonas është argumentuar duke pohuar se është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Ky është një ligj i padrejtë që favorizon gjuhën shqipe. Prandaj, për shkak të paligjshmërisë së këtij ligji, vendosa të mos nënshkruaj dekretin mbi Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. E informova Kuvendin se nuk do ta nënshkruaj këtë ligj dhe do të paraqes vërejtjet e mija. I bëj thirrje ligjvënësve t’i shqyrtojnë këto vërejtje”, ka deklaruar Ivanov në një konferencë për mediat, AlsatM.

Sipas presidentit ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit , sovranitetin dhe integriten territorial të Maqedonisë. Ligji tha Ivanov u votua pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. 

"Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjell me flamuri Evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri Evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore", tha Ivanov.

Ligji u miratua pak ditë më parë në parlamentin maqedonas dhe u cilësua si arritje e madhe për shqiptarët e Maqedonisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy