Aksidentoi në trotuar nënë e bir, policia arreston shoferen 55-vjeçare

Aksidentoi në trotuar nënë e bir, policia arreston shoferen 55-vjeçare

Policia e Tiranës ka arrestuar gruan, e cila një ditë më parë aksidentoi me makinë në trotuar një nënë bashkë me fëmijën e saj 6-vjeçar.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetësia me iniciale A. P., 55 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D., 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Mjeti që drejtohej nga gruaja 55-vjeçare, duket se ka humbur kontrollin dhe ka hipur në trotuar duke marrë përpara nënë e bir.

Kalimtarët dhe të pranishmit e tjerë që po prisnin të kalonin rrugën kanë nxituar të ndihmojnë nënën me të voglin.

Sipas policisë, 6-vjeçari u dërgua në spital për mjekim por nuk dihet gjendja e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy