
Kryeministri Edi Rama nisi fjalën e tij në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste duke falënderuar të gjithë bashkëpunuesit që kanë ngritur partinë, ndërsa një falënderim të veçantë bëri për ish-kryeministrin Fatos Nano.
Teksa e quajti Nanon babain e tij politik, Rama u shpreh se në fillim e deshi, pastaj e “vrau” dhe pastaj e rigjeti të rilindur.
“Faleminderit të gjithë atyre që i dhanë kësaj partie emrin, misionin, vlerat dhe tiparet e mëdha të ndryshimit.
Patjetër faleminderit liderit të parë të saj, babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e 'vrava' dhe pastaj e rigjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjellët ndaj njëri-tjetrit.
Faleminderit atyre që në emër të PS-së i shërbyen vendit në këto 30 vite.
Mbi të gjitha faleminderit të gjithë anëtarëve të kësaj familjeve dhe kontribuuan gjatë kësaj periudhe 30-vjeçare shpresash, ndryshimesh të mëdha, ku jemi rrëzuar, jemi ngritur dhe kemi vazhduar të ringrihemi së bashku.
Faleminderit Megi edhe për fjalët e tua dhe unë e besoj se nga atje lart Bashkimi po na ndjek i buzëqeshur dhe është si asnjëherë më parë krenar për ty.
Faleminderit të gjithë atyre që na dhanë mbi 5 milionë e mbi 944 mijë vota në këto 30 vite", u shpreh Rama.



