Menaxheri i aeroportit në qytetin e Katanias ka njoftuar se një pjesë e aeroportit do të mbyllet sot për shkak të hirit të krijuar nga aktiviteti i vullkanit Etna.

Sektorët B2 dhe B3 do të jenë të mbyllur, thuhet në njoftim. Pista është e papërdorshme dhe për këtë arsye mbërritjet dhe nisjet janë pezulluar. Pasi hiri të jetë larguar nga pistat, operacionet pritet të rifillojnë në orën 15:00.
Sipas mediave italiane, ka patur rritje të aktivitetit vullkanik ditët e fundit në vullkanin Etna, që ndodhet në ishullin e Siçilisë, me një lartësi prej rreth 3.300 metrash.

Dje aktiviteti intensiv i Etna ngriti një re hiri më shumë se 2 km të lartë, e cila mbuloi Katanian dhe provincën e saj.
Etna, i cili është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale, nxori për herë të fundit hi dhe llavë kaq shumë në dhjetor 2023.




