Ukraina, Macron për Xi Jinping: Bindeni Putin të kthehet në tryezën e bisedimeve

Ukraina, Macron për Xi Jinping: Bindeni Putin të kthehet në tryezën e bisedimeve

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar Presidentit kinez Xi Jinping që të ndërmjetësojë tek Vladimir Putin për ta bindur atë të kthehet në “tavolinën e bisedimeve” për luftën në Ukrainë.

Një fakt i tillë u bë i ditur nga Presidenca franceze, pas takimit në margjinat e G20 mes presidentit francez dhe atij kinez.

Macron i kërkoi Kinës të ndihmojë në përcjelljen e mesazheve tek Presidenti Putin për të shmangur një përshkallëzim dhe për t’u rikthyer seriozisht në tryezën e bisedimeve.

Presidenca franceze, i kërkoi gjithashtu presidentit kinez të bashkojnë “forcat” kundër luftës në Ukraina, duke theksuar se “stabiliteti” i botës është gjithashtu në “interesin” e Kinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy