Pakot e kallashnikovit në Rinas, policia arreston dërguesin, në kërkim një tjetër (VIDEO)

Pakot e kallashnikovit në Rinas, policia arreston dërguesin, në kërkim një tjetër (VIDEO)

Policia ka arrestuar dërguesin e tre pakove që përmbanin pjesë të një arme kallashnikovi.

Si rezultat, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Saimir Çullhaj, 32 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për “Trafikim të narkotikëve” .

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi : N.F., 47 vjeç, banues në Durrës.

Në kuadër të proçedimit penal të nisur për këtë ngjarje, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në datë 23.08.2017 rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Gjithashtu në momentin e kapjes së shtetasit Saimir Çullhaj, në trupin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”.

Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike e amballazhuar në një thes, si dhe 32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”.

Po punohet për kapjen e personit në kërkim N.F dhe dokumentimin e mëtejshëm ligjor për të arritur në arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Arma, e ndarë në tre pako, ishte postuar për në Britani si formë dhurate.

Gjithashtu, përveç të arrestuarit, është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor i tij.

Pakot ishin nisur me një postë private dhe u ndaluan nga dogana në Rinas.

Destinacioni ishte kryeqyteti i Britanisë së Madhe, Londra.

Nuk dihet ende qëllimi i dërgimit të pakove drejt kryeqytetit britanik.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy