Nesër raundi i dytë i bisedimeve Shqipëri-Greqi, Bushati dhe Kocias takohen në Korçë

Nesër raundi i dytë i bisedimeve Shqipëri-Greqi, Bushati dhe Kocias takohen në Korçë

Raundi i dytë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë do të mbahet nesër në Korçë. Ministrat e Jashtëm, Nikos Kocias dhe Ditmir Bushati, do të vijojnë bisedimet e nisura në Kretë, me një takim të ri që do të shtrihet në datat 19-20 janar.

Negociatat mes dy palëve janë ndarë në tre drejtime. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, disa ditë më parë tha se bisedimet dypalëshe ndahen në 3 drejtime: probleme të karakterit historik, të aktualitetit dhe ato që kërkojnë një vështrim nga e ardhmja.

“I kemi përsëritur këto tema që nga çështjet e ligjit të luftës dhe paketa e luftës, te çështjet e përditshmërisë e deri te çështja e detit që ka një impakt për të ardhemn e marrëdhënieve tona. Të gjitha diskutimet tona eksploratore janë fokusuar në këto 3 drejtime. Paketa e luftës, brenda saj janë pronat, çështja çame, çështja e varrezave të ushtarëve grekë. Çështjet e aktualitetit kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave kombëtare, me çështjet konsullore, lejet e drejtimit të shtetasve shqiptarë, tekstet shkollore etj. Çështjet që kërkojnë një vështrim nga e ardhmja kanë të bëjnë me zgjidhjen e regjimit kufitar, sepse kemi zonën ekskluzive ekonomike, dhe çështjet e kufirit tokësor, që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e tij”, tha Bushati.

Datat e takimit të radhës janë bërë të ditura fillimisht në dhjetor nga vetë kreu i diplomacisë greke. Pas një takimi me Komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, Kocias është shprehur optimist për takimin që do të zhvillohet në Korçë. “Kam një optimizëm të përmbajtur se në Korçë do t’i finalizojmë përpjekjet tona. Besoj se ka vullnet pozitiv nga të dyja palët”, është shprehur Kocias në dhjetor.   

Delegacionet

Pala greke: Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias; shefi i kabinetit diplomatik, ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani, dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke.

Pala shqiptare: Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme; Qirjako Qirko, ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme; Odeta Barbullushi, shefe e kabinetit; Diana Hobdari, zv. ministre për minoritet; Glevin Dervishi, këshilltar i ministrit dhe Edlira Prendi, këshilltare e medias e ministrit Bushati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy