Sindikata e Shërbimeve Policore, protestë para zyrës së BE/ Macaj: Kërkojmë audit të pavarur. Mafia po na zë frymën!

Sindikata e Shërbimeve Policore, protestë para zyrës së BE/ Macaj: Kërkojmë audit të pavarur. Mafia po na zë frymën!

Kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore, Valentin Macaj, në një lidhje skype për edicionin e lajmeve në MCN TV, foli mbi protestën që do të mbahet nesër nga Sindikata e Shërbimeve Policore para zyrës së delegacionit të BE në Tiranë, për të kërkuar kushte më të mira pune dhe rritje pagash.

Macaj tha se punonjësit e sistemit penitenciar ndihen të fyer dhe të nënshtruar dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur të lirohen vetë nga puna, duke shtuar se edhe uniformat i blejnë me paratë e tyre.

Arritja deri në këtë pikë do të thotë që situata e dialogut social, demokracisë, komunikimit me drejtorinë e burgjeve është nul. Është e pakuptimtë të komunikohet më me qeverinë. Jemi në një moment që janë hapur negociatat. Sindikata ka menduar dhe vendosur që problemet tona kundrejt shkeljes së të drejtave të njeriut, dhe shkeljes së të drejtave të punëtorëve, t’i paraqesin para zyrës së ambasadores Hohman. Sot jemi më 16 gusht dhe ministri jo vetëm s’mbajti fjalën, por s’i vendosi as vitin datës 1 korrik! Këto janë arsyet sidomos diskriminimi nëpër institucione.

Se keni idenë se si po diskriminohen punonjësit e Policisë së Burgjeve. Ne kërkuam turnin 6 orë, ata po punojnë 12 orë. Sepse nuk shpreh kush interes për të punuar aty në sistemin penitenciar shqiptar. Punonjësit kanë bërë kërkesa vazhdimisht për t’u liruar nga detyra. Nuk mund të bësh 15 shërbime pa vakt ushqimor. Te 313-ta s’ka banjo, të mos ketë një shishe ujë, të mos ketë uniforma, t’i blenë vet! Turp! Ministrja Gjonaj u tall me Policinë e Burgjeve. Sot s’ka uniforma, ata i blejnë!  Ne do ishim OK sikur të kompensonin vlerën e uniformës, por jo t’i trajtojmë si kafshë. Nuse pa vello dhe policë pa armë s’ka. Ata janë nën presion, nën shantazh. U bëhet presion në rrugë, në mjete publike. Ndihen të fyer, të nënshtruar, të trembur. Kanë zgjedhur të lirohen nga puna vetëm që të mos humbasin dinjitetin.

Ai kërkon një audit të pavarur, të mbikëqyrur nga BE, lidhur me situatën në Policinë e Burgjeve, duke theksuar se ka korrupsion dhe mafia po u zë frymën.

Më mirë se zyra e BE në Tiranë, s’ka mënyrë tjetër për ta treguar realitetin e dhimbshëm në shërbimin policor shqiptar. Ne kemi pasur komunikime të vazhdueshme me Këshillin Evropian dhe eurodeputetë, kemi komunikuar edhe me kolegë të sindikatave italiane, që kanë kërkuar me forcë të mbahet një konferencë ndërkombëtare në Bruksel për situatën e vështirë në sistemin penitenciar shqiptar. I kemi shkruar edhe paraardhësit të Hohman, i cili s’kishte interes për të parë si trajtohen punonjësit e Policisë së Burgjeve, e kam fjalën për z.Soreca. Këta kanë frikë vetëm institucionet e BE, ata që u tërheqin veshët. Kanë vdekur nga infarkti, sëmundjet e rënda, janë të sakatuar të gjymtuar, edhe s’ka pasur asnjë reagim as nga ministri, as nga OJF-të. Tani kanë filluar edhe të bëjnë presione, edhe kujtojnë se do t’i marrin në Bangladesh.

Jo qeveria ka dështuar me sistemin penitenciar , sepse ka një korrupsion aty brenda. E zbulon vetëm një auditues i pavarur që do mbikëqyret nga BE. E kemi për detyre të denoncojmë mafian sepse na zuri frymën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy