Shpërthimi në banesën e babait të Leonard Dukës/ Fqinji: Ç’kusur kam unë?! Kërkoj dëmshpërblim (VIDEO)

Shpërthimi në banesën e babait të Leonard Dukës/ Fqinji: Ç’kusur kam unë?! Kërkoj dëmshpërblim (VIDEO)

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, në banesën e 65-vjeçarit Muhamed Duka, babai i vëllezërve Duka. Njëri prej tyre, Leonard Duka njihet edhe si kundërshtari i Ervis Martinajt.

Gazetari Besmir Pula, duke raportuar nga vendngjarja ka sjellë dëshminë e fqinjit në derën ngjitur, person i cili lajmëroi policinë dhe mbeti për disa minuta i bllokuar në banesë. Në banesën e Dukës dhe fqinjit ka dëme materiale në dyer, mure dhe ashensor.

Fqinji i Muhamed Dukës, bën me dije se ky i fundit ka 4 vite që është larguar nga banesa dhe nuk ka pasur komunikim me të. Ai kërkon dëmshpërblim nga policia duke u shprehur se dëmet në banesën e tij kapin vlerën 3 milionë lekë të vjetra.

Duke folur mbi momentet e shpërthimit fqinji rrëfen:

Në tre pa njëzet dëgjova një shpërthim dhe u ngrita me vrap. Më mbyti tymi dhe volla. Më erdhi Policia në ndihmë. Ç’kusur kam unë të paguaj kusuret e kriminelit?! Kur s’kam asnjë lidhje, jam një pensionist. I bëj thirrje shtetit dhe bashkisë që të më bëjë derën! Bëra gjilpërën sepse e kisha tensionin 19! Është hera e parë që është vendosur tritol për shkak të konfliktit që kanë pasur komshijtë, që janë larguar prej 4 vjetësh. Nuk dihet se ku janë, s’kemi asnjë marrëdhënie me ta. Shtëpia është e mbyllur, ka kamera te dera, nuk vjen njeri këtu.

Unë kërkoj dëmshpërblim. Policia vinte dhe bënte kontrolle, sepse donte të kapte zotërinjtë dhe nuk i kaptë dot. Është kapur vetëm djali i madh Leonard Duka në Belgjikë. Muhamedin s’e kam takuar këtu e katër vjet. Persona të dyshimtë s’kemi parë. Policia ka marrë dëshminë. Më kanë thënë që do të çojmë derën. Dua të më çohet dera, janë 3 milionë dëme te shtëpia ime. Shpërthimi ishte shumë i fortë saqë arriti në kat të shtatë deri në tarracë. Të gjithë gjitonëve u janë prishur dyert. Ka 4-5 kamera”.

Ndërkaq bashkëshortja e fqinjit tregon:

Shumë keq e kemi përjetuar, mezi u ngrita edhe unë. Jemi shumë të frikësuar, s’jemi të sigurt. Deklaruam në polici. Muhamed Duka, Fatbardha Duka, me ne janë sjellë shumë mirë, por s’i njohim fëmijët. Nja 7-8 vjet kanë ndenjur këtu. S’kemi pasur komunikim me komshijtë. Nuk na kanë lënë asnjë porosi. Nuk e di kush kujdeset për shtëpinë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy