
Pronari i një biznesi në Mamurras, Kurbin, është gjobitur me 1.000.000 lekë për shkelje të rregullave anti-Covid.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi (pronari) i identifikuar me inicialet E.K, kishte organizuar një ceremoni festiv me pjesëmarrës mbi numrin e caktuar në Aktin Normativ.
Kujtojmë se masa për ndalimin e festave me pjesëmarrës mbi numrin e përcaktuar është marrë në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19.



