Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka shpallur tenderin me objekt “Trajnime për stafin Uk sha”, me fond limit 40 milionë lekë, për trajnimin e 41 punonjësve. Sipas “Specifikimeve Teknike” afati per realizimin e kontrates do te jete një muaj nga data e nëshkrimit të kontratës. Trajnimi është i ndare në 3 module të ndara në grupe dhe çdo grup trajnimi të kryhet brenda një javë. Vendodhja e sallës së trajnimeve duhet të jetë brenda qytetit te Tiranës.
Pavarësisht se në dokumentat standarde të tenderit përmendet fakti që trajnimi përmban 3 module nuk ka asnjë shpjegim çfarë informacion përmbajnë këto module çka në këtë rast ngre disa pyetje: Për çfarë konkretisht do të trajnohet stafi i UKT? Përse do paguhen 40 milionë lekë, pra 975 mijë lekë për trajnimin e një personi? Si mund të bëhët pjesë e garës një shoqëri kur nuk ka informacion se çfarë shërbimi duhet të ofrojë përderisa në asnjë dokument nuk ka asnjë parashikim mbi përmbajtjen e trajnimit?Për përmbushjen e kapacitetit teknik, në pikën 4. parashikohet: Operatorët ekonomik duhet të kenë në dispozicion për kryerjen e këtij trajnimi minimalisht 3 (tre) trajnues për modulet e kërkuara.Për të vërtetuar që operatori ekonomik ka në dispozicion trajnuesit e mësipërm operatori ekonomik duhet të paraqesë pranë Autoritetit Kontraktor dokumentet si më poshtë:
CV e trajnerëve për çdo modul.Kopje të noterizuar të diplomës universitare.Kontratë Bashkëpunimi midis operatorit ekonomik dhe trajtuesit. Operatori ekonomik duhet të dorëzojë një deklartë me të cilën garanton disponibilitetin e trajnerëve përgjatë gjithë përiudhës së lidhjes së kontratës. Kur nuk ka asnjë parashikim për përmbajtjen e trajnimit, çfarë CV duhët të dorëzojnë operatorët ekonomikë? Nga kriteret duket se ky është një tender me fitues të paracaktuar, të cilët ka dy mundësi, ose e kanë propozuar ata vetë këtë ide dhe kanë rënë dakord paraprakisht me UKT për modulet, ose vetë UKT e di se kujt do t`ja jap tenderin dhe nuk ka pse në garë të hyjnë dhe operatorë të tjerë.



