Mbyllen hetimet për dosjen "Meta", dhe ka nisur paraqitja e të pandehurve që janë thirrur për t’u njohur me përfundimin e hetimeve. Në SPAK sapo ka hyrë Ema Çoku, e cila është hetuar për pastrim parash.
Po ashtu të mërkurën pritet të paraqitet edhe Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit. Sot po ashtu do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe Pirro Xhixhos. Ish-Presidentit Meta nuk dihet ende kur do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve.
Avokati i tij Kujtim Cakrani deri më tani nuk ka dijeni dhe njoftim nga SPAK.



