
Gazetari investigativ Artan Hoxha në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me arrestimin e bërë mbrëmjen e të shtunës të kryebashkiakut në detyrë të bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
Ai tha se e gjithë kjo dukej si fundi i një kronike të paralajmëruar, ndërsa theksoi se Goro siç po shkonte historia dukej se nuk do kishte fund tjetër dhe deri tani sipas tij ka vetëm akuzë të shpërdorimit të detyrës.
Të bësh gjithë atë falsifikim, të shpronësosh shtetin në favor të privatit dhe anasjelltas dhe në fund e gjithë kjo. Janë 10 mijë metër katror që i shkojnë një subjekti që ka qenë deputet dhe bashkëshortja është deputetë dhe ministre e qeverisë Rama në atë kohë.
Me këtë historinë e Goros duket sikur janë përpjekur të bëjnë njëlloj zgjidhje deri tani, i kanë bërë nder ose do i hapësh letrat një nga në ose do ngeli aty si historia e inceneratorëve. Në 23 mars SPAK ka miratuar kërkesën e për arrestin e Jorgo Goros.
Të dy kandidatët në Himarë janë shtetas grekë bashkë me familjarët e tyre edhe pse në ndryshim nga Beleri, Goro është himarjot, jo i zhvendosur. Vendimi u ekzekutua po atë ditë është arrestuar në një lokal por më e rëndësishme për mua është se pas një kohe të gjatë u hap drita jeshile të hetohen pronat me shumë problematikë në bregdet. E vetmja gjë që kanë bërë grekët aty është se kur kanë pasur në dorë bashkinë me në krye Bollanon kanë bllokuar investimet aty. Goro është i treti që arrestohet, i pari Bollano, pastaj Beleri dhe së fundmi Goro.
Ndërsa duke kaluar te akuzat, Hoxha tha se Goro dhe vartësit e tij të bashkisë Himarë dhe përfaqësuesit e zyrës së kadastrës Vlorë kanë ndryshuar pronësinë shtet në favor të një privati nëpër masat 5512 metra dhe 5080 metra të tjera e kanë zhvendosur nga privati në varësi të shtetit.
Ky kalkulim është bërë me letra që rezultojnë të falsifikuara dhe të gjitha këto lëvizje janë bërë në përputhje dhe kohë rekord me një tjetër veprim që po bëhej në kryeqytet për ti dhënë statusin e investitorit një personi, ish deputet i PS dhe bashkëshorten ministren e qeverisë Rama në kohën kur janë bërë veprimet dhe e gjithë kjo gjë që ne shohim aty ka një problem çfarë kanë përfituar këta?
Dokumentacioni ka nisur të bëhej para se Gaçi të merrte statusin e investitorit strategjik, por të marrësh statusin duhet të kesh pronën. Problemi i vërtet që ne shohim aty dhe do e shohim nëse do e ndjekim të gjitha trojet që i janë dhënë investitorit strategjik kanë të njëjtin përfundim.



