
Lulzim Basha vizitoi të dielën zonat e përmbytura në Fushë Krujë. Banorët iu ankuan kryedemokratit se, edhe pasi uji është larguar, nuk u ka ardhur askush në ndihmë. Ndërkohë, Basha u shpreh se, pas kalimit të emergjencave do të dalin edhe përgjegjësit.



