
Kriza demografike është një problem i përbashkët për të gjithë botën, por rekordin negativ aktualisht e mban Koreja e Jugut.
Shteti jo vetëm që ka shpallur emergjencë kombëtare në vend, por ata duan të krijojnë një figurë të veçantë, ministrin për të luftuar të ulët normat e lindjeve.
“Ne do të përdorim të gjitha mjetet në fuqinë tonë për të zgjidhur situatën”, deklaroi presidenti Yoon Suk Yeol, duke kërkuar që Parlamenti të mbështesë krijimin e ministrisë së re.
Rregullimi i krizës demografike në tre vitet e mandatit presidencial do të jetë një detyrë thelbësore, pasi indeksi i fertilitetit të koreano-jugorëve, ose numri mesatar i fëmijëve për grua, ka rënë në 0.72 në vitin 2023, teksa në 2022 ishte 0.79.
Kjo shifër është më e ulëta në botë, duke pasur parasysh se 2.1 është minimumi për të mbajtur stabël numrin e popullsisë, duke përjashtuar fenomenet migratore.
Arsyet? Ato të përbashkëta edhe për vendet e tjera aziatike të prekura nga rënia e lindshmërisë, kultura e punës, ndryshimi i mentalitetit për çështjet e martesës dhe marrëdhënieve pavarësisht se shoqëria koreane është shumë konservatore dhe nuk inkurajon prindërit beqarë dhe çiftet homoseksuale.
Inflacioni ekonomik, faktori i parë që dikush do të mendonte, nuk duket të jetë mbizotërues, pasi qeveria kishte investuar tashmë mbi 200 miliardë euro në bonuse për prindërit e rinj dhe në fushata sociale në vitin 2022, por dukshëm pa sukses.



