
Tirana është zyrtarisht kampione e Shqipërisë për sezonin 2021-2022.
Bardheblutë triumfuan në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 1-2, duke u shpallur matematikisht kampione në “Elbasan Arena”.
Të kuqtë e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar me Skukën në avantazh në minutën e 21, por Tirana përmbysi gjithçka me golat e Seferit në minutën e 27 dhe Totre në minutën e 46.
Tirana shpallet kampione 3 javë para fundit dhe merr zyrtarisht titullin e 26-të në histori të klubit.



