Itali - Trafikonin heroinë të pastër, pranga tre shqiptarëve

Itali - Trafikonin heroinë të pastër, pranga tre shqiptarëve

Policia italiane e qytetit të Foxhias ka arrestuar me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë 3 shtetasit shqiptarë Klodian Lecini, 35 vjec, Pellumb Sorra dhe Shemsi Tusha.

Ndalimi i tyre është bërë ndërsa udhëtonin me dy automjete në autostradën me drejtim Foxhian.

Automjetet udhëtonin në distancë mjaft të afërt me njër-tjetrën, sjelle kjo tipike e trafikantëve të drogës e që ka çuar në dyshimin e policisë rrugore.

Pas disa minutash ndjekje policia italiane ka bllokuar të dy automjetet e në njërin prej tyre drejtuar nga Klodian Lecini janë gjetur rreth 1 kg e 15 gramë heroinë e cilësisë mjaft të pastër e konfeksionuar në dy pako.

Nga kjo sasi droge mund të përgatiteshin rreth 4500 doza heroinë. Një gramë heroinë shitet në tregun klandestin nga 50-70 euro e përftimi ekonomik e kësaj sasi droge do të ishte i lartë.

Gjithashtu policia italiane pas kontrollit në banesat e tyre ka sekuestruar dhe rreth 3900 euro cash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy