Me 8 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

Me 8 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës. Mësohet se 27-vjeçari N.C. dhe 53-vjeçari L. N. u ndaluan në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.

 Policia thotë se ka pasur informacion se këta dy persona do transportonin kanabis drejt Valiasit në Kamzë.

Dy të arrestuarit kanë qenë pranë një makine të ndaluar dhe kur kanë parë shërbimet e policisë kanë tentuar të largohen, por janë kapur.

Gjatë kontrollit në automjetin tip "Benz", u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Following", nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Operacioneve Speciale të DVP Tiranë.

Kishin fshehur 8 kg kanabis në automjetin e tyre dhe tentuan të largoheshin kur u lokalizuan nga Policia, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, automjeti dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Operacioneve Speciale të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Following".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit N. Ç., 27 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, dhe L. N., 53 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se këta dy shtetas do të transportonin një sasi kanabisi në zonën e Valiasit në Kamzë, janë vënë në ndjekje të tyre dhe në rrugën "Abdi Toptani", kanë lokalizuar të ndaluar, automjetin tip "Benz", në afërsi të të cilit ndodheshin shtetasit N. Ç. dhe L. N. Sapo kanë parë shërbimet e Policisë, këta shtetas kanë tentuar të largohen, por janë kapur dhe vënë në pranga.

Gjatë kontrollit në automjetin tip "Benz", u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy