OBSH: Virusi nuk doli nga laboratori. SHBA: Konkluzioni u diktua nga Kina

OBSH: Virusi nuk doli nga laboratori. SHBA: Konkluzioni u diktua nga Kina

Hipoteza e daljes së virusit Covid-19 si pasojë e një aksidenti laboratorik është "jashtëzakonisht e pamundur".

Kjo mbështetet nga raporti i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë pas misionit të tyre në Kinë, të cilit i referohet AFP.

Transmetimi i virusit Covid-19 tek njerëzit nga një kafshë ndërmjetëse - thotë raporti - është një hipotezë që varion nga "e mundshme te shumë e mundshme".

Shtetet e Bashkuara "shqetësohen seriozisht për metodologjinë dhe procesin" me të cilin po përpilohet raporti i OBSH-së mbi origjinën e Covid, dhe një nga shqetësimet është se qeveria kineze "me sa duket ndihmoi në shkrimin e tij". Ky është qëndrimi i SHBA-ve në lidhje me raportin e OBSH, i shprehur përmes sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Raporti, i përpiluar nga OBSH pas misionit në Kinë, arrin në përfundimin se skenari më i mundshëm i origjinës së pandemisë që e gjunjëzoi botën ishte transmetimi i virusit Covid-19 nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër. Përfundimet përputhen me atë që pritej. Ekipi, i cili ka qenë në Kinë për disa javë, sugjeron të bëjë hulumtime të mëtejshme në zona të ndryshme, por mbyll hipotezën e daljes së virusit nga laboratori i Vuhanit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy