Kuçi: Fondet e BE-së nuk janë ndërprerë, ka pezullim të pagesës së radhës, shkeljet na udhëzojnë të bëjmë ndryshime procedurash! Fermerët vijojnë punën (VIDEO)

Kuçi: Fondet e BE-së nuk janë ndërprerë, ka pezullim të pagesës së radhës, shkeljet na udhëzojnë të bëjmë ndryshime procedurash! Fermerët vijojnë punën (VIDEO)

Ardita Kuçi, nga drejtoria e menaxhimit të projektit IPARD deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se nuk ka ndërprerje të fondeve të BE-së për bujqësisë, por një pezullim të një pagese të radhës. Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj Kuçi tha se kontrolli që po kryhet është hetim administrativ i cili është procedurë e shëndetshme për forcimin e kontrollit të brendshëm. Kuçi tha se raporti përfundimtar nga OLAF ende nuk ka ardhur dhe nuk është zbardhur. "Nuk flasim për abuzime, por për një procedurë e cila është procedurë njohur jo vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor por dhe në vendet anëtare të BE. Kemi marrë një letër nga Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komisionin Europian që është mirëpritur nga AZHBR, Ministria e Bujqësisë dhe strukturat e IPARD në Shqipëri. Ky kontroll që kryhet dhe është hetim administrativ është procedurë e shëndetshme për forcimin e kontrollit të brendshëm dhe në momentin që do të kemi raportin final që do të dorëzohet tek autoritetet shqiptare nga OLAF do të zbatojmë një për një rekomandimet. Komunikim shkresor është procedurë e vazhdueshme nëpërmjet Komisionit Europian dhe strukturave të IPARD duke bërë të mundur vazhdimisht me rekomandimet e lëna prej tyre përmirësimin e proceduarave të kontrollit të brendshëm. Autoritetet IPARD në Shqipëri kryejnë komunikim të vazhdueshëm dhe periodik shkresor me Drejtorinë e Përgjithshme të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komisionin Europian. Në faqen zyrtare të OLAF keni të gjitha raportet përveç atij të vitit 2022 ku është vetëm një dokument përmbledhës dhe do shihni që këto 36 raste të Ballkanit Perëndimor nuk janë të gjitha raste të mbyllura. Ka disa raste që janë mbyllur dhe janë lënë rekomandime dhe ka raste që janë ende të hapura. Hetimi është bërë në shkurt të 2021 dhe është shtrirë nga periudha pas akreditimit deri në këtë vit. Nuk kemi ndërprerje. Shkresa informuese nuk flet për një ndërprerje referuar marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, flitet për pezullim të një pagese të radhës të kërkuar nga strukturat e IPARD që është pezulluar momentalisht. Jemi duke nisur përgjigjet tona drejt Brukselit dhe do presim masat e marra prej tyre. Raporti përfundimtar nga OLAF ende nuk ka ardhur dhe nuk është zbardhur. Janë gjetje dhe çdo trup auditues në momentin që kryen një hetim administrativ lë gjetje të tilla, për ne janë proceduara normale dhe të njohura. Çdo trup auditues bazuar në manuale që ne i kemi të akredituara lë gjetje dhe rekomandime që ne I përkthejmë në përmirësime procedurash. Nuk do të thotë që kemi gjetje të tilla dhe nga këto gjetje të ndërpritet programi. Këto reflektohen në përmirësime procedurash. Auditimet nga strukturat e IPARD janë permanente, pothuajse gjatë vitit. Auditimet kryhen me auditim fizik dhe në terren. Gjithmonë këto auditime rezultojnë me rekomandime. AZHBR ka marrë masat e nevojshme për të përmirësuar procedurat dhe manualet e punës. AZHBR kryen dhe me iniciativën e vet ndryshime të procedurave të saj. Auditimet e brendshme dhe ato që janë bërë publike janë në linjë. Kemi rritur transparencën, i kemi dhënë mundësi çdo individi të bëjë ankesë, të raportojë parregullsi në një adresë në faqen zyrtare të AZHBR. Informacioni për aplikimet është i aksesueshëm në faqe, kemi publike dhe listën e përfituesve. Nuk është ndërprerje, pezullim. Bazuar në proceduart që kemi jemi ne institucionet shqiptare që kryejmë pagesën ndaj përfituesve dhe ndaj kërkesave për pagese që kemi nga fermerët dhe agropërpunuesit. Ajo shumë që flitet në letër është shumë që është paguar nga autoritetet, prandaj them që nuk ka ndërprerje. Është pezullim që ne të raportojmë në Bruskel se çfarë masash kemi marrë për të forcuar kontrollin tonë të brendshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy