Nishani thërret seancën e jashtëzakonshme për betimin e presidentit të ri

Nishani thërret seancën e jashtëzakonshme për betimin e presidentit të ri

Presidenti Bujar Nishani ka thirrur seancen e jashtezakonshme per berjen e betimit te Presidentit te ri te Republikes, Ilir Meta. Seanca do të mbahet më 24 korrik, ndërsa pas betimit Meta merr zyrtarisht detyrën e presidentit të vendit. 

Ceremonia e betimit do të kryhet para deputetëve që e votuan Metën si president më28 prill. 

D E K R E T

PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS     

Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,                                                      

D e k r e t o j

Neni 1

Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.                                            

Neni 2        

 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 Nr. Dekreti  10559

Tiranë më 30.06.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI       

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy