Elon Musk ka hipur sërish në fronin e njerëzve më të pasur në botë, duke lënë pas miliarderin francez Bernard Arnault me të cilin po garon prej muajsh.
Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg , pronari i Tesla, Space X dhe Twitter zotëron një pasuri prej 187.1 miliardë dollarësh, pak më shumë se 185.3 miliardë dollarët e Arnault .
Për Musk, ky është një parakalim i rëndësishëm pas vështirësive me të cilat u përball Tesla, pas blerjes së diskutueshme të Twitter.
Gjigandi i makinave elektrike është rritur 100% nga niveli më i ulët i 6 janarit, duke e lejuar Musk të kthehet në "scrooge" më të pasur në botë.
Miliarderi e kishte nisur vitin 2023 me "vetëm" 137 miliardë, pasi humbi 200 miliardë në 2022 me blerjen e Twitter dhe frikën e investitorëve për pasurinë e Tesla.
I shpërqendruar nga “loja” e kompanisë Twitter dhe nga konkurrenca në rritje, Musk dukej qartësisht në telashe. Por miliarderi, së fundmi pranoi se do t'i duhet më shumë kohë për të stabilizuar rrjetin social , ndoshta deri në fund të vitit. Vetëm atëherë stafeta do t'i kalojë një CEO të ri.



