
Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen biznesmenit Mondi Mëhalla. Në pranga ka përfunduar Nevzat Spaho, teksa dy autorët vijojnë të jenë ende në kërkim. Ndërkohë, kanë dalë edhe pamjet e automjetit “Audi”, kur merret nga garazhi nga autorët, një ditë para vrasjes.



