‘Shërbimi publik duhet ndryshuar’, Rama: Njerëzit nuk ndihen vetëm të pafuqishëm, por të poshtëruar nga shteti

‘Shërbimi publik duhet ndryshuar’, Rama: Njerëzit nuk ndihen vetëm të pafuqishëm, por të poshtëruar nga shteti

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në Edicionin e Tretë të Javës së Administratës Publike, një aktivitet i fokusuar në përmirësimin e shërbimit publik në funksion të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te marrëdhënia e qytetarëve me administratën shtetërore dhe pritshmëritë gjithnjë e më të larta të publikut ndaj institucioneve.

 

Ne kemi sot një kualitet të ri në administratën shtetërore dhe një sfidë të madhe përballë qytetarëve, sepse ata kanë të drejtën e tyre për të qenë më kërkues dhe për t’u trajtuar shumë më mirë në shumë raste”, u shpreh ai, duke theksuar se ky është një moment i rëndësishëm në zhvillimin shoqëror të vendit.

 

Rama iu referua edhe pakënaqësive të qytetarëve, të shfaqura sipas tij edhe në protesta, duke i lidhur ato me përvoja konkrete të përditshme.

 

Duke qenë se jemi në një moment specifik të rrugëtimit tonë si shoqëri, nga shumë episode që po mbledhim nga protestat… janë zëri dhe shqetësimet reale të qytetarëve”, tha kryeministri, duke shtuar se në këtë panoramë, sipas tij, ekzistojnë edhe elementë të tjerë që ai i cilësoi si “zhurmë”.

 

Në vijim, Rama solli një shembull nga jeta e përditshme për të ilustruar pakënaqësitë ndaj shërbimeve publike, duke përshkruar një histori të një qytetareje që përballet me vështirësi në sistemin shëndetësor.

 

Nëna e një shoku tim kishte dalë në protestë dhe i biri më tregon se ishte alarmuar kur i kishin thënë se mamaja kishte shkuar në protestë… ajo më tregoi thelbin e zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore.

 

Ai tha se qytetarët shpesh detyrohen të presin për orë të tëra për shërbime bazë shëndetësore, duke e konsideruar këtë një formë të ndjesisë së mungesës së respektit nga shteti.

 

Njerëzit shkojnë që në 5 apo 6 të mëngjesit sepse presin mjekun… dhe mjeku vjen gjithmonë një orë me vonesë ose nuk qëndron deri në fund të orarit”, tha ai, duke shtuar se kjo situatë krijon ndjenjën e “fyerjes dhe poshtërimit".

 

Sipas Ramës, problemi nuk lidhet vetëm me mungesën e zgjidhjes së një problemi administrativ, por me mënyrën se si qytetari trajtohet nga institucionet.

 

Njerëzit nuk ndihen të fyer dhe të poshtëruar vetëm se nuk e zgjidhin dot një hall në rrugë administrative, por sepse mungon njerëzillëku në shërbim. Mjafton një përpjekje shumë e vogël për ta vënë veten në atë pozitë për ta kuptuar këtë ndjenjë.

 

Ai theksoi se edhe kur problemet nuk mund të zgjidhen plotësisht, institucionet kanë detyrimin të ofrojnë një sjellje dhe kujdes njerëzor ndaj qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy