Vrasja e çiftit Pasho në Itali, gjykata italiane: Elona Kalesha ka rrezik shoqëror, s’mund të lirohet

Vrasja e çiftit Pasho në Itali, gjykata italiane: Elona Kalesha ka rrezik shoqëror, s’mund të lirohet

Gjykata e Firences ka vendosur që Elona Kalesha, e arrestuar për vrasjen e çiftit Pasho në Itali, duhet të qëndrojë në burg. Vendimi është dhënë ditën e sotme, ndërsa mediat italiane shkruajnë se gjykata e arsyeton këtë vendim me faktin se lirimi i 36-vjeçares përbën “rrezik shoqëror”, dhe ekziston mundësia që ajo të përsërisë krimet.

Gjykatësit e Firences, refuzuan kërkesën e avokatëve të saj për t’u gjykuar në liri. Rrezikshmëria shoqërore e gruas, për gjyqtarët “është dukshme nga të dhënat penale që rezultojnë kundër saj”. Në çdo rast të favorshëm-nënvizojnë gjyqtarët–Kalesha mashtroi në deklaratat e saj në lidhje me hetimet mbi zhdukjen e dy bashkëshortëve, prindër të ish-të dashurit Taulant Pasho. Po ashtu ata theksuan se ekziston një “rrezik i madh” i largimit së gruas nga vendi, e cila ka mbajtur “lidhje të forta” në vendin e saj të origjinës.

Gjatë shqyrtimit të kësaj çështje, gjyqtarët vunë re se si Elona, ​​që nga fillimi, u përpoq të hiqte dyshimet nga vetja duke thënë shumë gënjeshtra të reja dhe të vjetra. Në përgjimet e bëra publike pas arrestimit të saj ajo u mundua të akuzonte të birin e çiftit Pasho, duke thënë se ai ishte tejet i dhunshëm për faktin se ai i mori ata dhe i tërhoqi zvarrë me skuter. Për këto arsye “mbajtja e saj në paraburgim është masa më e përshtatshme”.

(Viktimat, Shpetim dhe Teuta Pasho)

Nën hetim janë gjithashtu edhe Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm. Ata u gjetën pranë burgut në Solliciano. Policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar.

Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, ndërsa tani ndodhet pas hekurave. Pavarësisht akuzave ajo nuk ka pranuar asgjë në lidhje me këtë krim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy