Jazexhi: Irani nuk është lodhur, vendet aleate të SHBA-së në Gjrin Persik po shpallin falimentin (VIDEO)

Jazexhi: Irani nuk është lodhur, vendet aleate të SHBA-së në Gjrin Persik po shpallin falimentin (VIDEO)

Olsi Jazexhi, studiues tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se aktualisht mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit nuk ka shkëmbim zjarri, por një luftë ekonomike.

 

Sipas Jazexhiut, kriza po përshkallëzohet në shkallë globale. 

 

Nuk po kemi shkëmbim zjarri mes dy palëve, por kemi luftë ekonomike, amerikanët vijojnë të mbajnë të mbyllur detin e Omanit dhe shantazhojnë anijet të mos hyjnë në Gjirin Persik, Iran mban të mbyllur ngushticën e Hormuzit.

 

Ditën e djeshme duhet të skadonte armëpushimi. Amerikanët kërcënuar që do godisnin, por në momentin e fundit Trump njoftoi që armëpushimi do vazhdojë. Trump nuk di çfarë të bëjë pasi ka mbetur pa asnjë opsion. Kriza po përshkallëzohet në shkallë globale. Fuçie e naftës ka shkuar 103 dollarë.

 

Sipas Jazexhiut, Irani nuk është lodhur, ndërsa vendet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik po shpallin falimentin. 

 

Zhvillimi më i interesant i 24 orëve është se Sekretari i thesarit njoftoi që SHBA do i japin para Emirateve Arabe, por edhe vendeve të tjera arabe të Gjirit që në këto momente kanë mbetur pa valutë. Ne mësuar që vendi i parë që kërkoi ndihmë ishin Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo do të thotë që ekonomitë e Gjirit Persik po shkojnë drejt kolapsit. Emiratet janë në krizë të madhe për valutë. 

 

Deri tani Irani po duket që nuk është i lodhur. Për personat që ndjekin debatin e brendshëm në Iran ka përplasje mes grupeve konservative, Gardës Revolucionare me Presidentin. Grupet konservative duan që të vazhdojë lufta, ata nuk lejuan ministrin e Jashtëm të shkonte në Islamabad. Ka debat të madh ku Garda Revolucionare do të rinisë lufta. Presidenti thotë që të rrimë kështu. Irani nuk është lodhur se nuk po shpall falimentin. Falimentin po shpallin vendet aleate të Amerikës. 

 

Duket që luftën është duke e fituar Irani. Është luftë nervash dhe luftë ekonomike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy