SHBA, Trump pezullon emigracionin prej koronavirusit

SHBA, Trump pezullon emigracionin prej koronavirusit

Presidenti Donald Trump tha të hënën se do të pezullojë përkohësisht të gjithë emigracionin në Shtetet e Bashkuara përmes një urdhri ekzekutiv si përgjigje të shpërthimit të koronavirusit dhe për të mbrojtur punët amerikane.
Masa, të cilën presidenti republikan e njoftoi në "Twitter", arrin në mënyrë efektive një qëllim afatgjatë të politikës Trump për të frenuar imigracionin, duke shfrytëzuar krizën shëndetësore dhe ekonomike që ka përfshirë vendin si rezultat i pandemisë.
Vendimi u dënua nga disa demokratë, të cilët akuzuan presidentin për krijimin e një shpërqendrimi nga fakti që koronavirusit i është dhënë një përgjigje të ngadaltë dhe të gabuar ndaj koronavirusit.
Trump e quajti një aksion për të mbrojtur forcën e punës të SHBA-së. Miliona amerikanë po vuajnë papunësinë pasi mjaft kompani pushuan punonjësit e tyre prej bllokimeve në mbarë vendin për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Zyrtarët e Trump që studiojnë afatin kohor për ndalimin e imigracionit, si pjesë e përgjigjes së pandemisë.
"Prej armikut të padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve tanë të mëdhenj amerikanë, unë do të nënshkruaj një Urdhër Ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara", tha Trump në postimin e tij në "Tëitter".
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me vendimin, për kohën e zbatimit ose bazën e tij ligjore.
"Ndërsa vendi ynë lufton me pandeminë, pasi punëtorët vendosin jetën e tyre në linjë, Presidenti sulmon emigrantët dhe fajëson të tjerët për dështimet e tij", shprehet ish-kandidati për president i Demokratëve Amy Klobuchar.
Emigracioni është ndalur kryesisht në Shtetet e Bashkuara falë kufizimeve të kufijve dhe ndalesave të fluturimeve të vendosura pasi virusi u përhap në të gjithë globin.
Trump fitoi Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016 pjesërisht edhe prej premtimit për të frenuar emigracionin duke ndërtuar një mur në kufirin e SHBA-së me Meksikën. Ai dhe këshilltarët e tij janë përpjekur për tre vjet rresht tpër parandalimin e emigracionit të ligjshëm e të paligjshëm.
Trump është ankuar për ndikimin ekonomik të koronavirusit, pasi administrimi i ekonomisë amerikane ishte vendosur të ishte argumenti i tij kryesor për rizgjedhjen në nëntor.
Numri i vdekjeve të SHBA-së nga virusi arriti në 42 000 persona të hënën, sipas një raporti të "Reuters" dhe më shumë se 22 milionë njerëz aplikuan për përfitime të papunësisë në muajin e fundit.
"Nëse ndërpritni emigracionin, ju thyeni ekonominë tashmë të dobësuar të vendit tonë. Kjo është lëvizje boshe", i tha ish-kandidati për president i demokratëve Julian Castro me një postim në "Twitter".
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh në botë të rasteve të konfirmuara të koronavirusit, me më shumë se 780 000 të infektuar.
Presidenti thotë se piku ka kaluar dhe se po e inkurajon SHBA-në që të rihapë ekonominë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mes të marsit pezulluan të gjitha shërbimet rutinore të vizave, si emigrante, ashtu edhe jo-imigrante, në shumicën e vendeve në mbarë botën për shkak të shpërthimit të koronavirusit, një veprim ky që ka prekur potencialisht qindra mijëra njerëz.
Misionet e SHBA-së kanë vazhduar të ofrojnë shërbime të vizave urgjente pasi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit në fund të marsit tha se SHBA-ja ishte e gatshme për njerëzit që tashmë ishin identifikuar se kishin të drejtë për lloje të ndryshme vizash, përfshirë ata për profesionistët mjekësorë.
Administrata kohët e fundit njoftoi një lehtësim të rregullave për të lejuar më shumë punëtorë bujqësorë me viza të përkohshme H2A për të ndihmuar fermerët me të korrat e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy