Kryemadhi: LSI, forcë e vërtetë opozitare, përfaqësojmë shumicën

Kryemadhi: LSI, forcë e vërtetë opozitare, përfaqësojmë shumicën

 LSI-ja do t’i nënshtrohet një procesi analize dhe ristrukturimi. Në mbledhjen e sotme të kryesisë së LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi tha se pas daljes në opozitë, analiza brenda partisë do të shtrihet në çdo qark dhe njësi vendore.

 “Ne sot jemi një forcë e vërtetë opozitare në një moment mjaft kritik për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në këtë vend. LSI është më e fortë se asnjëherë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, kur u targetua në mënyrë kriminale nga forcat e oligarkisë. Kemi rritje në numër dhe cilësi të anëtarësisë. Procesi i riorganizimit të LSI do të nisë në çdo degë. Do të bëjmë analiza për çdo qark dhe njësi vendore. Na duhet një LSI e qartë që synon mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ne do të jemi zëri i shumicës dhe do t’i bashkohemi zërit të saj”, tha ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy