Dëmshpërblimi 110 milionë euro, a ka një pazar Rama-Beketi?

Dëmshpërblimi 110 milionë euro, a ka një pazar Rama-Beketi?

Kandidati për deputet i Nismës Thurje, Pano Soko, hedh dyshimin se mund të ketë një dakordësi mes kryeministrit Rama dhe sipërmarrësit Francesko Beketi lidhur me dëmshpërblimin që shteti shqiptar duhet t’i paguajë atij pas vendimit të arbitrazhit.  

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Soko tha se fakti që qeveria shqiptare nuk ka kundërshtuar lë vend për dyshime se mund të jenë bërë pazare.

Të gjitha këto veprime ose janë amatoreske. Unë dyshoj që thjeshtësia me të cilën janë kryer veprime të parregullta dhe moskundërshtimi i tyre më lënë të habitur, siç më habit që portier që lë t’i bëjnë golin. Është një vendim gjykate, gjyqësori duhet të marrë vendimin dhe personave në fjalë t’u transferojë dënimin. Është vendosur, gjykatat tona nuk mund të gjykojnë më tej. Fajtorëve t’u konsifkohet pasuria. Individëve që e kanë bërë dëmin t’u konfiskohet pasuria. Unë nuk futem në llogaritë e tyre. Të marrin kredi, të bëjnë çfarë të duan”, tha ai.

Një hipotezë të tillë e mbështet edhe gazetari Arjan Çani, i cili tha se shuma e investuar nga Beketi në Shqipëri është shumë më e vogël se dëmshpërblimi. Çani bëri një paralelizëm me prishjen e kioskave para shumë vitesh.

Doli llafi që do të prisheshin kioskat. U thanë pronarëve ju do i hidhni në gjyq. Ata hodhën në gjyq dhe morën dëmshpërblimin. Paaratë i ndanë me ata që hodhën në gjyq. Faki që këta  kanë lënë t’u bëjnë faull tregon se ka një pazar në mes”.

Edhe gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, e sheh me dyshim ecurinë e procesit gjyqësor.

“Mënyra si është mbrojtur qeveria shqiptare është e çuditshme. Janë paguar 4 milionë euro vetëm për studion ligjore që na mbrojti”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy