Trump paralajmëron dhunë, nëse demokratët fitojnë zgjedhjet (VIDEO)

Trump paralajmëron dhunë, nëse demokratët fitojnë zgjedhjet (VIDEO)

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka paralajmëruar se politikat e tij do të përmbysen në mënyrë të dhunshme, nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e nëntorit. Ai u tha krerëve Evangjelistë, se votimi ishte një “referendum” mbi lirinë e fjalës dhe fesë dhe këto të fundit ishin të kërcënuara nga njerëz të dhunshëm. Ai u bëri thirrje grupeve të krishtera konservatore për ndihmë, duke thënë se ata ishin një votë larg nga "humbja e gjithçkaje".

Zgjedhjet e mesit të mandatit janë parë gjerësisht si një provë e popullaritetit të presidentit. Trump ka luftuar me një publicitet negativ, pasi ish-avokati i tij dhe ish shefi i fushatës janë dënuar më parë këtë muaj. Një regjistrim audio i takimit me dyer të mbyllura të Trump me udhëheqësit evangjelistë në Shtëpinë e Bardhë është bërë publik në mediat amerikane. Gjatë takimit, Trump tha se zgjedhjet e mesit të mandatit nuk ishin vetëm një referendum mbi të, por edhe “mbi fenë tuaj”.

“Është një referendum mbi fjalën e lirë dhe Amendamentin e Parë [që garanton liritë themelore]", vërejti presidenti amerikan. “Nuk është çështje pëlqimi ose mospëlqimi, është në pikëpyetje përmbysja e gjithçkaje që kemi bërë dhe ata do ta bëjnë këtë me shpejtësi dhe me dhunë”, vërejti ai, duke përmendur Antifa-n, një shkurtim me të cilin i referohet grupeve të protestuesve të ekstremit të majtë. Presidenti amerikan ka kritikuar më parë grupet e krahut të majtë, duke thënë që kishte pasur dhunë në "shumë anë", pasi një nacionalist i bardhë vrau një demonstrues të krahut të majtë në një protestë nacionaliste vitin e kaluar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy