Një banesë dy katëshë është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Shkodrës. Godina ndodhej pranë poliklinikës ndërsa kati i parë i saj shërbente si lokal, ndërsa kati i dytë ka qenë i pabanuar.
Mësohet se nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur pas mesantës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.



