Ish-drejtori i FBI-së, që u shkarkua nga Administrata Trump ka sfiduar Presidentin për bisedat sekrete që ka pasur me të.
Ai teksa ka dëshmuar sot në një seancë dëgjimore të thirrur nga kongresmenët demokratë, ka lëshuar akuza të forta ndaj administratës Trump.
Gjithashtu, Comey tha sot se shpreson shumë që Presidenti Trump t’i ketë regjistruar të gjitha bisedat me të dhe të ketë këllqe t’i publikojë ato siç janë.
“Shpresoj shumë që Presidenti t’i ketë regjistruar bisedat dhe unë jap ok që të publikohen. Unë nuk kam asnjë problem dhe as frikë nga ato biseda”, tha Comey.
Më herët ai ka akuzuar administratën Trump se gënjeu për arsyet e shkarkimit të tij nga kreu i FBI-së. Comey është thirrur në komision me arsyetimin se ka dijeni për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale.



