Ndahet nga jeta këngëtarja Nexhmije Pagarusha (VIDEO)

Ndahet nga jeta këngëtarja Nexhmije Pagarusha (VIDEO)

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Këngëtarja e njohur e hitit “Baresha”, pati një sëmundje të shkurtër, e cila i mori jetën paraditen e sotme.

Lajmin e ka konfirmuar vëllai i këngëtares, Tarik Pagarusha, përmes Facebook.

“Miq të nderuar! Sot vdiq motra jonë Nexhmie Pagarusha. Për datën e varrimit ju njoftojmë më vonë”, shkruan ai në Facebook.

Nexhmije Pagarusha njihet si ndër këngëtaret shqiptare me zërin më të veçantë dhe më të fuqishëm.

Inspirim për shumë gjenerata pas saj, Pagarusha ka lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë afër Malishevës.

Shpesh e quajtur si “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare”, artistja është bërë e njohur si këngëtare në Shqipëri dhe vendet fqinje për vokalin e saj të veçantë prej sopranoje.

Pagarusha ka përfunduar tre vjet të shkollës së muzikës në Beograd, për këndim solo dhe ka filluar karrierën e saj si këngëtare në vitin 1948 në Radio Prishtina.

Karriera e saj muzikore zgjati për 40 vjet, falë kontrastit në zhanret e muzikës që ka performuar, duke kënduar muzikë folklorike në mënyrë perfekte, e njësoj edhe atë klasike, sidomos opera.

Admiruesit dhe kritikët e muzikës e kanë quajtur ‘Bilbili i Kosovës’, ‘Mbretëreshë e Muzikës Shqipe’ dhe ‘Zonja Flutur’.

Në Kosovë, Pagarusha mori titullin “Këngëtarja e Shekullit”, ndërsa fitoi popullaritet dhe në vendet të ndryshme të Evropës, ku mbante edhe koncerte sidomos me ansamblin e njohur “Shota”, në vendet si Maqedoni, Bosnjë, Bullgari e madje edhe në Izrael.

Kënga e saj më e njohur është “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj, Rexho Mulliqi me tekst të Rifat Kukaj. Me këtë këngë, ajo performoi në shumë festivale dhe fitoi shumë çmime.

Këngëtarja e përfundoi karrierën e saj muzikore në vitin 1984, me një koncert të madh në Sarajevë.

Disa nga këngët e saj më të njohura janë “Ani mori nuse”, “Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy