
Teksa kohët e fundit “Shtëpitë e barit” janë kthyer në një trend të kultivimit të kanabisit në vendin tonë, drejtori i Sektorit të Krimeve Kundër Drogës Rezart Velmishi deklaroi se policia e shtetit ka parashikuar të gjitha hapat e veprimit. Ai u shpreh se aktualisht për këtë vit janë tri raste të identifikuara, ndërsa shtoi se autorët e dyshuar janë vënë në pranga dhe kanë dalë përpara drejtësisë.
Velmishi gjithashtu sqaroi se ky trend kultivimi në ambiente të mbyllura ka ardhur duke u rritur pas shtimit të kontrolleve në terren nga ana e policisë dhe identifikimit të zonave me risk të lartë kultivimi lëndësh narkotike.
Çështja që ngrini dhe kultivimi në ambiente e mbyllura shtëpitë e barit policia i ka parashikuar të gjitha hapat e nevojshme që në krye të këtij viti, është hartuar plani veprimit ku ka detyrime për të gjitha strukturat e policisë së shtetit por jo vetëm tashmë ne kemi dërguar dhe shkresa për të gjithë titullarët e institucioneve për të qenë aktiv dhe duke mos u shmangur nga kjo përgjegjësi. Të paktën për këtë vit kemi 3 raste të identifikuara, rastin e Sarandës, Shkodrës, dhe atë në Tiranë. Rastet kur policia ka marrë informacion kanë hetuar dhe falë këtyre veprimeve kemi arritur të dokumentojmë të gjithë aktivitetin dhe kemi arrestuar autorët e përfshirë.
Procesi i kultivimit në ambiente të mbyllura është ndryshe nga ai në terren. Ky proces kërkon disa veçori specifike të cilat pa ato nuk mund të zhvillohet siç janë llambat e ambientit, energjinë elektrike apo të gjitha shërbimet e nevojshme për bimët. Trendi në shtim për këtë fenomen është se policia ka zhvilluar kontrolle dhe tashmë ne kemi një databaze ku i kemi të identifikuara zonat me risk, ku monitorimi për këto zona i kemi në qendër të vëmendjes së punës sonë. Ndoshta ky është trendi që i ka orientuar këta persona drejt këtij procesi, por askush nuk duhet të mendoje së do arrijë ti shpëtojë syrit të policisë së shtetit.
Ndërsa sa i përket edhe përfshirjes së punëtorëve të OSHEE apo punonjësve të policisë në këto procese, Velmishi tha për këtë nuk mund të shprehet, porse policia i ka arrestuar dhe i ka nxjerrë përpara drejtësisë personat përgjegjës.
Te fjala zyrtarë do thoja se ka persona të arrestuar kanë qenë në nivele të ulëta si elektricist ku në marrëveshje apo shumave kanë lidhur rrjete jashtë kontratave. Për këtë nuk mund të shprehem unë, ne i kemi arrestuar duke krijuar bindjen e plotë se këta individë kanë shkelur ligjin. Ne e kemi bërë standard se ku ka kanabis në ambiente të mbyllura shohim implikim e punonjësve të OSHEE shohim nëse është bërë me ndihmën apo jo të tyre.



