Qindra gra janë arrestuar nga policia bjelloruse në protestën që ata mbajnë sot kundër Lukashenkos. Sipas mediave ndërkombëtare mes të arrestuarve ishte edhe Nina Bahinskaya, një stër-gjyshe 73-vjeçare e cila është bërë një ikonë e lëvizjes protestuese.
Gjatë tubimit, por më pas edhe gjatë arrestimit, protestueset thërrisnin ‘vetëm frikacakët rrahin gratë’.
Protesta masive priten të dielën e gjashtë për ato që u quajtën gjerësisht si zgjedhje të manipuluara. Presidenti Lukashenko, i cili ka drejtuar Bjellorusinë për 26 vjet, pretendoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet e 9 gushtit, por një goditje brutale i erdhi nga protestat që pretendonin rezultat tjetër. Kjo nxiti edhe zemërimin e popullit.
Rreth 2,000 njerëz, kryesisht gra, u bashkuan me marshimin e së shtunës, i cili është bërë një parathënie javore e demonstratave masive çdo të dielë. Ata u përleshën për pak kohë me policinë, e cila më pas bllokoi marshimin e tyre dhe filloi të arrestonte njerëzit një nga një.
Policia arrestoi aq shumë protestues sa që ata dolën nga burgu me furgona. Sipas AFP zonja Bahinskaya u dërgua në një stacion policie dhe u la e lirë pak më vonë.
Në total, më shumë se 300 gra u arrestuan, tha grupi lokal i të drejtave të njeriut Viasna. Policia ndërkohë nuk dha një numër.



